Lajçak pas takimit me Bislimin: Diskutuam për arritjen e përparimit në dialog
I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kanë diskutuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për arritjen e përparimit në dialogun me Serbinë, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak theksoi se në këtë takim me Bislimin kanë diskutuar edhe për një sërë çështjesh të rëndësishme që do të trajtohen në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
“Diskutova për një sërë çështjesh të rëndësishme që do të trajtohen në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe si të arrijmë përparim në to”, ka shkruar Lajçak.
With First Deputy Prime Minister of Kosovo @BislimiBesnik, I discussed
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 26, 2021
a number of important issues to be addressed in the Dialogue on normalisation of relations with Serbia and how to make progress on them. pic.twitter.com/faMcNvBYUd
Ndërkaq, të enjten, Lajçak është takuar edhe me presidenten e Kosoës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në takim me Kurtin, temë e diskutimit ishte dialogu dhe bisedimet e deritanishme ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Kurti dhe Lajçak, gjithashtu folën edhe për kohën, mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel./SHQIP.com