Lajme

Kurti dhe Lajçak flasin për kohën dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel

Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte dialogu dhe bisedimet e deritanishme ndërmjet Kosovës e Serbisë, shkruan Shqip.com.

Kurti dhe Lajçak, gjithashtu folën edhe për kohën, mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

“Kryeministri Kurti dhe z. Lajčák diskutuan për dialogun dhe bisedimet e deritanishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Folën po ashtu për kohën, mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kryeministri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë e Kosovës për të përparuar drejt integrimit evropian.

Ndërsa, Lajčák ka shprehur mbështetjen e tij për agjendën evropiane të Kosovës./Shqip.com