Lajçak: Me Kurtin bëm diskutim të thellë për dialogun me Serbinë
“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për gjendjen aktuale të dialogut”, ka thënë emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Tëitter, Lajçak tregoi se ka pasur një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të hënën.
Tutje, Lajçak u shpreh se kanë biseduar edhe për rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Lajçak./SHQIP.com
In Vienna today, I had an in-depth discussion with Prime Minister of Kosovo @albinkurti about the current state of play and way forward in the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/9LnAtNxc53
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 22, 2021