Lajme

Lajçak edhe zyrtarisht nuk është më emisar për dialogun

Një takim mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën ndërmjetësimin e emisarit evropian, Mirosllav Lajçak.
Një takim mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën ndërmjetësimin e emisarit evropian, Mirosllav Lajçak.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrel ka prezantuar sot rotacionin e diplomatëve evropian.

Mes numrit të madh të lëvizjeve është edhe emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Miroslav Lajçak do jetë ambasador i BE-së në Zvicër.

Megjithatë, BE nuk ka dhënë asnjë detaj se kush do të jetë pasardhësi i diplomatit sllovak.

Edhe Tomas Szyniog e mbyll mandatin si shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ai zëvendësohet nga Aivo Orav, i cili është përfaqësues i përhershëm i Estonisë në BE. Orav ka qenë më par edhe ambasador i BE-së në Mal të Zi.

/Shqip.com