Lajme

Lajçak: Biseduam më shumë se dy orë me Kurtin, ishte takim i rëndësishëm për dialogun

I Dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak

I Dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka folur shumë shkurtë para mediave pas takimit që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se kanë biseduar me Kurtin më shumë se dy orë rreth dialogut dhe ishte diskutim shume I rëndësishëm.

“Diskutuam më shumë se dy orë me kryeministrin Albin Kurti rreth dialogut dhe si të sjellën dinamika të reja dhe të lëvizet përpara me procesin. Ishte një diskutim i thellë dhe i rëndësishëm”, tha ai.

Ai tha se nuk mund të jap detaje me tepër, pasi pasdite do të shkojë në Beogradë.

“S’mund të flas më shumë detaje sepse pasdite do të kemi takimin me presidentin Vuçiq, pra ne kemi përfunduar pjesën e parë të misionit në Prishtinë”, tha ai.

I Dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak bashkë me këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Gjermanisë, Jens Plotner dhe të Francës, Emmanuel Bonne

Ndryshe Lajçak bashkë me këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Gjermanisë, Jens Plotner dhe të Francës, Emmanuel Bonne u priten në takim nga Kurti.

Pas kësaj vizitë ata do të shkojnë edhe në Beograd për të takuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ndryshe, Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, qëndruan në Kosovë dhe Serbi edhe në fund të gushtit.

Pas angazhimeve të tyre diplomatike, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, përkatësisht për heqjen e dokumenteve hyrëse/dalëse nga të dyja anët./Shqip.com