Rozë

Lahaj për dhunimin e 11 vjeçares: E përjetova thellë dhe rëndë

Rame Lahaj

Ngjarja e rëndë e dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona në Prishtinë, ka tronditur publikun e gjerë.

Krerë të shtetit, artistë, e persona të organeve kompetente kanë reaguar duke e dënuar rastin.

Ndërkaq, së fundmi ka reaguar edhe tenori i njohur kosovar Ramë Lahaj.

Lexo edhe:
Dosja e Prokurorisë: 11-vjeçarja u dhunua në park derisa ishte duke ecur

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur i prekur për rastin.

“Si vëlla i 4 motrave e dajë i 13 mbesave, e përjetova thellë dhe rëndë ngjarjen që ka ndodhë dje në Prishtinë. Mundem me thanë që përgjegjësia, turpi, marrja e degjenerimi bien mbi të gjithë ne. Fajin e kemi të gjithë! Thuhet se ishin 5 persona, e për mua kjo përfaqëson realitetin e degjenerimit momental në shoqërinë tonë! Një krim i organizuar! Zoti na ka harru, sepse kemi humbë fillimisht vetveten, dashninë e respektin për njani tjetrin, andaj edhe nuk kemi ku ngushëllohemi më”, ka shkruar Lahaj.

Lexo edhe:
Prokuroria jep detaje për dy të arrestuarit e tjerë (të mitur) si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Po ashtu, ai ka bërë thirrje për protestën që do të mbahet nesër, më 31 gusht në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Lexo edhe:
Të mërkurën protestë në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Protesta do të mbahet prej orës 12:00.