Rozë

Labi tregon pse ia ktheu bakshishin prej 1500 € fansit të tij

Labinot Tahiri

Labinot Tahir është një ndër këngëtarët më të kërkuar për të përformuar në diasporë.

Ai së fundi kishte një koncert atje ku është pritur mjaftë mirë – ku nuk kanë munguar edhe një shumë e madhe e parave që kanë hedhur për të.

Labi ka publikuar një video nga koncerti dhe ka treguar se mërgimtarit i ka kthyer 1500 euro që kishte hedhur për të.

“Një rast ku gurbetqari m’i dhuroi 1500 euro dhe ia ktheva për shkak se boll kontribuojnë në Kosovë. Gurbetqari dhe publiku paguan hyrje të biletave në koncertet tona, pra mjafton që vini nëpër mbrëmje! Bakshish nuk ka nevojë me hedh se boll i keni lodhjet e juaja dhe kontributet për atdheun”, shkroi artisti.

/Shqip.com