Sport Ndërkombëtar

La Liga ankohet në UEFA ndaj Manchester City dhe Paris Saint-Germain

La Liga ka rritur “sulmin” e saj ndaj Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germain, duke paraqitur një ankesë në UEFA për ato që ata beson se janë shkelje të Fair Play-t Financiar.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka sulmuar në mënyrë të përsëritur dyshen, të cilët ai i përshkruan si ‘klube shtetërore’, dhe ka kritikuar ashpër PSG-në për kontratën e re shumë milionëshe që klubi francez i dha yllit, Kylian Mbappe në maj, shkruan BBC.

Manchester City është rreshtuar kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në Etihad

Që atëherë, City ka konfirmuar nënshkrimin prej 51.2 milion £ të Erling Haaland nga Borussia Dortmund.

Real Madridi ishte i interesuar për nënshkrimin e të dy lojtarëve.

“La Liga e kupton që financimi i parregullt i këtyre klubeve kryhet, qoftë përmes injektimeve direkte të parave, qoftë përmes sponsorizimit dhe kontratave të tjera që nuk korrespondojnë me kushtet e tregut apo nuk kanë kuptim ekonomik. La Liga konsideron se këto praktika ndryshojnë ekosistemin dhe qëndrueshmërinë e futbollit, dëmtojnë të gjitha klubet dhe ligat evropiane dhe shërbejnë vetëm për të fryrë artificialisht tregun, me para që nuk krijohen në vetë futbollin”, tha La Liga.

Ankesa ndaj PSG-së u bë javën e kaluar dhe ajo kundër Cityt në prill, megjithëse La Liga thotë se rezervon të drejtën për t’i zgjatur këto ankesa.

PSG - Manchester City, formacionet e mundshme - Spektakël i madh në "Parc  des Princes" - GazetaBlic

Si City ashtu edhe PSG e kanë mbrojtur veten fuqishëm kundër ankesave të Tebas në të kaluarën.

Në korrik 2020, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv anuloi një ndalim dy-vjeçar të Ligës së Kampionëve të vendosur ndaj Cityt nga UEFA për shkelje të Fair Play Financiar.

Në prill, UEFA miratoi rregullore të reja financiare që përfshinin një dyfishim të shumave që klubet mund të humbnin gjatë një periudhe trevjeçare nga 30 në 60 milionë euro, me disa klube të lejuara 10 milionë euro shtesë nëse janë në ‘shëndet të mirë financiar’.

Muajin e kaluar Tebas tha se La Liga do të ndërmarrë veprime ligjore kundër PSG-së pasi Mbappe refuzoi një transferim te Real Madrid.

Në vend të kësaj, francezi rinovoi kontratën e tij me PSG-në deri në vitin 2025 , dhe Tebas dhe La Liga thanë se zgjatja e kontratës “sulmon stabilitetin ekonomik” të futbollit evropian./Shqip.com