Art Jetese

Ky zbulim i fundit i ilaçeve të Alzheimerit jep shpresë për lehtësim të sëmundjes

Vitet e fundit, shkencëtaret janë fokusuar mjaft shumë në gjetjen e shkaktarëve të sëmundjes së Alzheimerit.

Ndërkaq, së fudmi, kanë njoftuar se lecanemab, një antitrup monoklonal, mund të ngadalësojë rënien njohëse të pacientëve me Alzheimer është shumë larg shpalljes së një kure të afërt por ai përfaqëson një ndryshim cilësor në kërkimin prej dekadash për një trajtim, raporton The Guardian.

Vitin e kaluar, një medikamenti të ngjashëm, aducanumab , iu dha licenca në Amerikë, sepse ishte ilaçi i parë i treguar për të ndryshuar rrjedhën e Alzheimerit duke pastruar trurin nga depozitat e amiloid-beta, një proteinë që mendohet të jetë kryesore në sëmundje.

 Ky ishte një tjetër ndryshim cilësor, por miratimi i FDA i aducanumab ishte i diskutueshëm sepse kapaciteti i tij për të lehtësuar simptomat është më pak i qartë.

Lecanemab duket se i çon gjërat një hap më tej duke arritur një shkallë të konsiderueshme.

Neuroshkencëtarët pranojnë se studiuesit në fushën e tyre kanë premtuar përparime gjatë dekadave, të gjitha pa dobi. Tani, më në fund, ata kanë arritur rezultate domethënëse në vite të njëpasnjëshme me shumë më tepër në të ardhmen.

Ndërsa shkenca bëhet më e sofistikuar, shkalla e rrjedhjes së demencës në shoqëri po zbulohet në çdo hap.

/Shqip.com