Kulturë Kino

Ky do të jetë roli i Harry Styles në filmin “My Policeman”

Harry Styles e gjen veten në një trekëndësh dashurie të komplikuar emocionalisht në trailerin e fundit të filmit “My Policeman” , i cili u shfaq të mërkurën përpara një premiere botërore të dramës romantike të viteve 1950 të Michael Grandage.

Styles luan Tomin, një polic i cili së bashku me Emma Corrin si mësuese Marion dhe kuratorin e muzeut Patrick, të luajtur nga David Dawson, ngatërrohen në një marrëdhënie të ndaluar.

Tom dhe Marion martohen, por personazhi i Styles së shpejti bie në dashuri me Patrick pasi ata fillojnë një marrëdhënie homoseksuale. 

Traileri parashikon gjithashtu treshen e të dashuruarve në vitet 1990, pasi Tom (Linus Roache), Marion (Gina McKee) dhe Patrick (Rupert Everett) janë ende të zhytur në mall dhe keqardhje, por më në fund kanë një shans për të “riparuar” dëmet e së shkuarës.

“My Policeman” është i bazuar në librin e Bethan Roberts dhe do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Toronto më 11 shtator.

Producentët e filmit janë Greg Berlanti, Sarah Schechter, Robbie Rogers, Cora Palfrey dhe Philip Herd.