Lajme

Kuvendi voton pro miratimit të propozim-rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

Kuvendi i Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka votuar pro miratimit të propozim-rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, njofton Shqip.com.

Me gjithsej 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar kjo propozim-rezolutë në seancën plenare që po vazhdon të mbahet sot.

“89 per asnjë kundër ansjë abstenim miratohet propozim rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca pas votimit sa i përket kësaj pike të rendit të ditës.

Para miratimit të këtij propozimi, kryeministri Albin Kurti mori fjalën për të folur rreth mbështetjes së kësaj rezolute.

Ai tha se entitete të dala nga spastrimit – siç është Republika Serbe – funksionojnë duke e defunksionalizuar Bosne e Hercegovinën.

“Sot po e mbështesim një rezolutë me rastin e 26 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Ky është një veprim fisnik dhe i duhur e mbi të gjitha universales tonë njerëzore e dëshirës sonë për drejtësi. Gjenocidi në Srebrenicë është masakra më e madhe në Evropë pas luftës së dytë botërore. Për vit ne e kujtojmë Srebrenicën duke bërë thirrje për drejtësi. Në vitin 2016 unë shkova në Srebrenicë i ftuar nga Nënat e Srebrenicës.Srebrenica ishte e mbushur me varre e përkujtimore”, ka thënë Kurti.

“Së pari gurët e varreve ankohen për mungesën e trupave, ata janë vrarë prej ushtrisë dhe paramilitarëve serbë. Kush janë ata kriminelë që bëjnë krim mbi krim duke fshehur trupat e vrarë. Millosheviqi vdiq i padënuar, bashkëpunëtorët e tij mbi 4000 mijë ushtarakë serbë jo vetëm që janë të lirë por janë në pushtet dhe vendimmarrës. Karagjiqi e Mlladiqi janë dënuar, por ende bashkëpunëtorët e tyre s’janë dënuar. Rezultatet e Gjenocidit pra entitete të dala nga spastrimi siç janë Republika Serbe funksionojnë duke e defunksionalizuar Bosnjën”, shtoi ai. /Shqip.com