Lajme

Kuvendi vazhdon sot me seancë plenare

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës të mërkurën do të vazhdojë me seancë plenare.

Seanca do të vazhdojë nga ora 10:00, ku pritet të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Në rend dite do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur në muajin shkurt dhe mars.

Janë gjithsej 37 pika, disa prej tyre janë të shqyrtuara dhe pritet votimi.

/Shqip.com