Lajme

Kuvendi mban vazhdimin e seancës të martën nga ora 14:00

Kuvendi i Kosovës

Seanca plenare e së hënës në Kuvendin e Kosovës ka përfunduar dhe se të martën pritet vazhdimi i saj duke filluar nga ora 14:00 ku në rend dite janë tetë pika, përcjell Shqip.com.

Në seancën e rradhës, deputetët e Kuvendit do të shqyrtojnë raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020, raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për 2020.

Po ashtu, do të shqyrtohet edhe propozim-vendimi i Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS”.

Tutje, në këtë seancë do të emërohen edhe kryetari dhe katër anëtarë të Bordit të Irganit Shqyrtues të Prokurimit dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës./SHQIP.com