Rozë

Kushtet që duhet t’i plotësoni për të qenë e dashura e Atdhe Xharavinës

Atdhe Xharavina

Atdhe Xharavina u bë i njohur nga programi “Për’puthen”, ku edhe pas daljes ka arritur që ta mbajë famën.

Ai shumë herë është përfolur për lidhje dashurie, ani pse asnjëherë nuk ka pasur diçka konkrete nga ana e tij.

Në një intervistë ai vendosi të shuaj kureshtjen e vajzave për statusin e tij, ku tregoi që tashmë është single.

Pas pyetjes së moderators ai ka treguar se si duhet të jetë femra ideale për të.

“Femra ideale për mua duhet të jetë me karrierë. Dua një vajzë që ka dalë, të jetë e shëtitur. Këtë problem në fakt e kam pasur dhe vazhdoj ta kem edhe sot me shumë shokë të mi, ku më thonë se përse do një femër që të punojë.

Atdhe Xheravina

Po çfarë lidhje ka? Ajo të bëhet e zonja e vetes. Unë nuk dua që nesër pasnesër kur të dal në ndonjë takim, ndonjë drekë apo darkë familjare ose shoqërore dhe atë vajzën që e kam në krah të shoh nëse di të flasë apo jo. Nuk dua një femër që të jetë amvisë me pak fjalë”, u shpreh ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

Lexo edhe:
“Kam frikë të flas”, Atdheu tregon për marrëdhënien me Bora Zemanin

Atdheu ditë me parë ka hekur nga Instagrami moderatoren, Bora Zemani pasi që një kohë të gjatë është përfolur për një lidhje me të.

Atdhe Xheravina

Në anën tjetër, tashmë Bora është pajtuar më ish-të dashurin e saj, Donald Veshaj pas një takimi që kishin në Big Brother VIP./SHQIP.com