Rozë

“Kam frikë të flas”, Atdheu tregon për marrëdhënien me Bora Zemanin

Atdheu Xheravina dhe Bora Zemani

Ka kohë që moderatorja, Bora Zemani dhe Atdhe Xheravina janë përfolur për një lidhje dashurie.

Dyshja janë komentuar për raportin që kanë, pasi Atdheu ka shprehur pëlqimin ndaj moderatores që kur përfundoi misionin e tij në Për’puthen”.

Edhe pse nuk kanë konfirmuar asnjëherë, Bora ditë me parë ka mohuar që është në lidhje me këtë të fundit.

E një gjë të tillë tashmë e kanë bërë të dy me veprimin e fundit, pasi që  ata kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Ndërsa së fundi i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Atdheu i është rikthyer sërish këtij debati.

Ai ka thënë se ka frikë të flaës për Borën pasi që portalet po shkruajnë tjetër gjë.

“Kam frikë edhe të flas, se unë flas gjë tjetër, portalet shkruajnë gjë tjetër”, u shpreh ish-konkurrenti i Për’puthen.

Atdheu gjithashtu u shpreh se kjo gjë i ka prishur punë edhe Bora Zemanit.

“Jam lodhur shumë, pasi edhe Borës i ka nxjerrë probleme kjo puna me mua. Në fillim e kam marrë me shaka e sportivitet, por vazhduan shumë”, tha ish-konkurrenti, referuar lajmeve dhe thashethemeve për ta.

Në anën tjetër, Bora të dielën ka reaguar edhe për marrëdhënien e ish-të dashurit, Donald Veshaj me shoqen e saj, Semin në Big Brother VIP.

Moderatorja ka shkruar se asgjë më shumë se miqësi mes tyre nuk ka dhe se asnjëri nga ta nuk do provonte diçka më shumë.

“Kjo eksperiencë nuk më takon mua, por Semit dhe Donaldit dhe ata janë të lirë  ta shfrytëzojnë si të duan. Di të them që ata kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë prej meje. Nuk dyshojë në asnjë moment që Semi mund të këtë pëlqim për Donaldin”, ka shkruar ajo./SHQIP.com