Rozë

Kush është reperi shqiptari, i cili tentoi të vrasë pronarin e hotelit në Tiranë

Ervin Selita

Ervin Selita është arrestuar ditë më parë pasi tentoi të vrasë me armë zjarri pronarin e një hoteli në Tiranë.

Ai ka shkuar në hotel me një vajzë 26-vjeçare dhe në atë moment recepsionisti i ka kërkuar të tregoi kartën e identitetin.

Në debat janë përfshirë dhe pronarët e hotelit dhe Selita ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të Xhindit por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Sipas ABC.news, Ervin Selita ka precedentë të mëparshëm penalë pasi ka qenë i arrestuar edhe më herët, rreth dy vite më parë.

I riu nga Burreli jeton në Angli ndërsa është kthyer së fundmi për disa ditë në Tiranë./SHQIP.com