Sport Shqiptar

Kush është Laurit Krasniqi, lojtari më i ri i Kosovës?

Me një gol në “Fadil Vokrri” që solli eliminimin e Dritës nga Conference League, emri i Laurit Krasniqi u bë i njohur për futbollin kosovar.

Por, kjo nuk do të jetë hera e fundit që ai do të luajë në stadiumin e Kryeqytetit, pasi ai ka vendosur ta përfaqësoj Kombëtaren e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi zyrtar.

“Një tjetër futbollist që po spikat në arenën evropiane ka vendosur t’i bashkohet Kosovës. Bëhet fjalë për mesfushorin e krahut të majtë të skuadrës belge Royal Antwerp, Laurit Krasniqi”, thuhet në njoftimin e FFK-s.

Krasniqi ka qenë gjithmonë pjese e grupmoshave të Royal Antwerp në Belgjikë, derisa këtë vit ka filluar të luajë me skuadrën e parë.

Stinorin e kaluar ka luajtur vetëm një ndeshje, derisa këtë stinor ka luajtur dy herë në Conferece League pikërisht kundër Dritës./Shqip.com