Lajme

Kusari-Lila: Greva nuk është ‘rezistencë’ ndaj Qeverisë por në dëm të shoqërisë

Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se greva e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, nuk është rezistencë ndaj Qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila tha se greva është në funksion të procesit me të dëmshëm të shoqërisë.

“Greva e SBASHK-ut nuk është “rezistencë” ndaj Qeverisë, ajo është në funksion të procesit më të dëmshëm të shoqërisë, mbajtjen e fëmijëve larg shkollave dhe mësimit në shkolla”, shkroi Kusari-Lila.

Tutje, Kusari-Lila tha se kush mundohet që ta bind opinionin publik ndryshe do të gabohet rëndë.

“Kushdo që mundohet të bind opinionin publik se ka arsyetim për këtë veprim, jo vetëm se gabohet rëndë, por edhe krijon fakte të paqëndrueshme të cilat çdo ditë e më shumë po e humbin logjikën e veprimit”.

SBASHK-u dhe sindikatat tjera në Kosovë, janë në grevë të përgjithshme që nga data 25 gusht.

Përkundër grevës, vitin e ri shkollorë pak shkolla e kanë filluar, por prapë se prapë kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj shprehet se greva do të vazhdojë.

Sipas Jasharajt, greva është me afat të pacaktuar por do të mbarojë atëherë kur Qeveria e Kosovës reflekton ndaj kërkesave të sindikalistëve ose të ulët dhe të dialogoj me ata.

Ndërsa, shumica e opozitarëve janë të bindur se Qeveria duhet të ketë dialog social për t’i dëgjuar kërkesat e sindikalistëve./Shqip.com