Lajme

Kusari-Lila: Edhe më herët është kërkuar shtrenjtim i rrymës, por Qeveria ka intervenuar

Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se diskutimi i djeshëm i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka qenë i rregullt.

Sipas saj, operatorët e energjisë mund të kenë kërkesa të ndryshme por për rritje vendos ZRrE-ja dhe Qeveria.

Në një intervistë për EO, ajo tha se kërkesa të tilla ka pasur edhe në të kaluarën por që sipas saj, Qeveria u ka dalë në ndihmë duke i subvencionuar.

“Ajo çka ZRrE diskutoi dje ishte shqyrtimi i rregullt i tarifave, shqyrtimi vjetor që bëhet në periudhën e pranverës në të cilën bëhet bilanci i sektorit për periudhën më të rendura në energjinë eklektikë e cila është periudha e dimrit. Përderisa kërkesa mund të kenë operatorët, dhe gjithë ata që janë pjesë e sektorit të energjisë dhe pastaj varet nga vendimi i ZRrE dhe nga veprimet e qeverisë. Ne kemi pasur kërkesë të tillë edhe më herët megjithatë ka intervenuar Qeveria me subvencion”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila tha se nga subvencionet përmes Qeverisë kanë përfituar mbi 208 mijë familje.

“Mbi 208 mijë familje janë përfitues jo vetëm të subvencionit përmes qeverisë që ka pagur por tash drejtpërdrejt ne gjepin e qytetarëve tashme ka zbritje të faturave tek ata që kursejnë dhe subvencionohen. Është shumë e rëndësishme që në këtë proces të kemi komunikimin e rregullt të kemi gjitha akterët në këtë sektor në kryerje të detyrës”.

Tutje, Kusari-Lila tha se dje kanë kërkuar llogari nga ZRrE mbi borxhet në sektor që janë në mesë të operatorëve.

/Shqip.com