Lajme

Kurti viziton bujqit në Sopaj të Therandës, thotë që javën tjetër do të korrën edhe 50 hektarë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci kanë vizituar bujqit e fshatit Sopaj të Komunës së Suharekës.

Me këtë rast Kurti ka shpërndarë edhe një foto në rrjetin social në Facebook së bashku me bujkun të cilit i ka bërë vizitë.

“15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopijë të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme. Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë” ka shkruar Kurti në rrjetin social në Facebook.

Kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu, kishte paralajmëruar shtrenjtim e miellit edhe në Kosovë deri në 60 euro për 100 kg./Shqip.com