Lajme

Kurti tregon për vendimet që i mori Qeveria

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për vendimet që i mori Qeveria e tij.

Përmendi shtesat e fëmijëve, që sipas Kurtit “është një hap drejt përmbushjes së një nga prioritetet e Qeverisë që ai drejton”.

“Nëpërmjet zbatimit të masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, po vazhdojmë mbështetjen e familjeve dhe punëtorëve që pësuan nga pandemia COVID-19”, ka shkruar Kurti në Facebook, të mërkurën.

I pari i ekzekutivit përmendi disa miliona euro që do të shkojnë për kategori të caktuara.

“Nga 12 milionë euro të ndara për mbështetje të familjeve, 4 milionë për përkrahjen e familjeve që humbën kryefamiljarin nga pandemia; 1 milion për sigurimin e kuponëve të ushqimit për familjet në nevojë; 7 milionë për pagesën e lehonave dhe shtesave për fëmijë”.

“Për mbështetjen e punësimit nga 15 milionë eurot e ndara, 5 milionë për të ndihmuar rikthimin në punë të atyre që humbën vendin e punës; 5 milionë për të punësuarit e formalizuar dhe 5 milionë të tjerë për punësimin e grave”, vazhdoi Kurti.

“Për punonjësit shëndetësorë të cilët angazhohen pa kursim në mbrojtje të shëndetit tonë, ndamë 2 milionë e 700 mijë euro, nëpërmjet të cilave do të mund të marrin shtesën neto prej 10 për qind të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor 2021”.

Kurti tregoi për të gjitha vendimet që ekzekutivi i mori në mbledhjen e 25’të.

Qeveria e Kosovës ka paralajëmruar Pakon për “Ringjalljen Ekonomike”, e dizajnuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Lexo edhe:
Murati prezanton masën për rikthimin në punë të atyre që humbën vendin e punës gjatë pandemisë

Për shkak të situatës me pandëminë COVID-19, sektori privat ka vlerësuar se “janë prekur” nga kriza financiare.

Kjo pasi Ministria e Shëndetësisë ka marrë kufizime anti-COVID për shkak të rritjes së infeksioneve. /Shqip.com