Lajme

Kurti takon përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s e BE-së,diskutojnë për dialogun Kosovë- Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian si dhe të shteteve të Japonisë dhe Zvicrës.

Në këtë takim sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit temë kryesore e takimit ka qenë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.

Foto nga takimi

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorët dhe përfaqësuesit e misioneve në Kosovë të shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe Japonisë e Zvicrës. Në këtë takim, që pason atë të djeshmin me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të shteteve të QUINT-it, u bisedua edhe për proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se Kurti, prezantoi elementet e gjashtë kapitujve të Kornizës së Përgjithshme të marrëveshjes së ardhshme me Serbinë, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër./Shqip.com