Lajme

Kurti takohet krerët e partive joshumicë, flasin për procesin e Vetingut në Drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me partitë jo shumicë që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Temë kryesore e këtij takimi ka qenë procesi i Vetingut në Drejtësi.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrit.

“Pas takimeve me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministren e Drejtësisë, Nita Shala takuan përfaqësues të komuniteteve rom, ashkalinj, egjiptian dhe turk, për të diskutuar lidhur me procesin e vetingut në drejtësi.Përfaqësues të subjekteve politike të komuniteteve joshumicë, shprehën mbështetjen e tyre për procesin e vetingut dhe reformës në drejtësi”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Foto nga takimi

Në takim, ishin të pranishëm Kryetarja e NDS, Emilja Rexhepi, Kryetari i IRDK, Elbert Krasniqi, Kryetari i KDPT, Fikrim Damka, Kryetari i LPRK, Erxhan Galushi dhe Kryetari i PAI, Etem Arifi.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për zhvillimin e procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë, si dhe ka përgatitur draftin e amendamenteve kushtetuese dhe projektligjin për vetingun në sistemin e drejtësisë. Më datë 17 qershor 2022, Komisioni i Venecias ka miratuar Opinionin për Vetingun./Shqip.com