Lajme

Kurti shprehë ngushëllime për familjet e viktimave në Turqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të shpërthimit të sotëm në Stamboll.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se lutjet e tij janë me familjet e atyre që humbën jetën dhe iu ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

“Ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, dhe i uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, shkroi Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është e pikëlluar nga lajmi për shpërthimin e ditës së sotme në Stamboll.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se me trishtim ka marrë lajmin për vdekjen e disa personave dhe plagosjen e të tjerëve pas shpërthimit të sotshëm në Stamboll.

Gjashtë të vdekur dhe 53 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll – SHQIP.com

Së paku gjashtë persona kanë vdekur dhe 53 janë plagosur pas një shpërthimi që ndodhi në qendër të Stambollit në Turqi.

Siç raporton BBC, Shpërthimi ndodhi në një rrugë tregtare në zonën e sheshit Taksim, tha guvernatori i qytetit turk Ali Yerlikaya.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili duket se është kapur në videot në rrjetet sociale. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët e krimit do të ndëshkohen.

/Shqip.com