Lajme

Kurti shfuqizoi vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj, reagon Ramosaj: Qyqan vendim paske marrë

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj e ka quajtur vendim “qyqan” pas Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta shfuqëzoi vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj që tokat e APK-së ti shfrytëzojnë komunat.

Ramosaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky ishte ndër vendimet më të mira që janë marrë ndonjëherë për komunat.

“Vendimi në fjalë i 2019, nxjerrë nga qeveria Haradinaj në atë kohë, konkretisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i ka lehtësuar komunat që nuk kanë prona komunale, duke krijuar një standard të ri të zhvillimit ekonomik dhe mundësinë e realizimit të interesit publik të shprehur nga komunat, në këtë rast nga Komuna e Deçanit”, ka shkruar kreu i Deçanit.

Kryeminstri aktual, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka shfuqizuar vendimi i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj për dhënien e tokave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit disa komunave.

Kurti ka thënë se pronat duhet t’i kthehen AKP-së dhe se kthimi i ligjshmërisë aty ku kërkohet sipas tij është i pakompromis.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimeve të qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga AKP-ja në komunat: Gjilan, Ferizaj, Suharekë, Skenderaj, Deçan, Junik dhe Han i Elezit. Zbatimi i ligjshmërisë është parim themelor me të cilën udhëhiqet qeveria jonë për këtë kthimi i ligjshmërisë aty ku kërkohet është i pakompromis. Vendimet e ish-qeverisë Haradinaj përmes të cilave tokat e AKP u ndahen komunave të caktuara sot duhen shfuqizuar përshkak të rrethanave të ndryshuara ligjore”, tha Kurti./Shqip.com

Lexo edhe:
Qeveria shfuqizon vendimet e Haradinajt për tokat e AKP-së që iu kishin ndarë komunave