Lajme

Kurti: Serbia duhet të kërkojë falje për tu pajtuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merrë pjesë në konferencën e lidershipit në Ballkan “ Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkan”.

Ai në fjalimin e tij ka folur edhe niher për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Lidhur më këtë Kurti, ka thënë se Serbia duhet të kërkojë falje për krimet që ka kryer në Kosovë gjatë luftës.

“Gjithçka do të kishte rrjedh tjetër sikur kreu politik dhe ushtarako policor i Beogradit të mos impononte politikën agresive e gjenocidale ndaj shqiptarëve. Për pasojë ndodhi krimi i vazhdueshëm i Serbisë që dëmtoi të dy popujt dhe shkaktoi tragjedinë e katastrofën humanitare të cilën duhet kurrë të mos e harrojmë por të kërkojmë që të vendoset drejtësia e të bëhet kërkim-falja e pranimi i krimit, në mënyrë që të arrihet pajtimi”, tha Kurti.

Kurti tha se krimet e Serbisë në Kosovë nuk duhet harruar asnjëherë dhe duhet kërkuar drejtësi./Shqip.com