Lajme

Kurti reagon pas sulmit në Kopenhagë: Kosova qëndron krah Danimarkës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me armë zjarri që ka ndodhur në një qendër tregtare në Kopenhagë të Danimarkës.

Përmes një reagimi në Twitter, Kurti ka thënë se Kosova qëndron afër populli të Danimarkës.

“Zemrat tona janë me popullin e Danimarkës këtë mbrëmje. Mendjet tona janë për ata që janë prekur nga ngjarja e dhunshme me një numër të madh viktimash në një qendër tregtare në Kopenhagë”.

“Ngushëllime familjeve që kanë humbur njerëzit e dashur. Kosova qëndron vendosmërisht krah Danimarkës”, ka shkruar Kurti.

Të shtënat kanë krijuar panik në qendrën tregtare. Foto nga BBC

Theksojmë se policia e Danimarkës ka arrestuar një 22-vjeçar danez i cili dyshohet të ketë qenë autori i sulmit vdekjeprurës.

Lexo edhe:
Disa të vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare në Kopenhagë

Shefi i policisë Soeren Thomassen tha se motivi ishte i paqartë, por se ai nuk mund të përjashtonte një “akt terrorizmi”.

Thomassen tha se disa njerëz u vranë në të shtënat e së dielës, duke shtuar se ishte shumë herët për të dhënë shifra të sakta, raporton BBC./Shqip.com