Ekonomi

Kurti: Rasti i mjedrave është një nga shembujt e potencialit tonë eksportues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën e 7-të të Mjedrës në Kosovë “Mjedra – Iniciativat e reja për ndryshimet klimatike”.

Në fjalën e tij, Kurti është shprehur se këtë vit ekziston mbështetjen më e madhe për bujqit dhe për fermerët dhe se kësaj mbështetjeje më të lartë ndonjëherë vitin tjetër.

“Gjatë këtij viti kemi dhënë mbështetjen më të madhe ndonjëherë për bujqit dhe për fermerët. Krahas mbështetjes prej 70 milionë euro, subvencionimit të kulturave të shumta bujqësore, në mesin e tyre edhe të mjedrës – për 25% më shumë se sa në vitin pararendës, këtë vit kishim ndarë edhe 3.5 milionë euro për zhvillimin dhe promovimin e Turizmit Rural dhe të Agro-Turizmit”, është shprehur Kurti.

Po ashtu është bërë e ditur se në 8 vitet e fundit, pra nga viti 2014 deri në 2022, Kosova ka prodhuar afër 29,000 tonë mjedër, në vlerë prej 65 milionë euro, pothuajse e tëra për eksport për në vendet e BE-së, ndërkaq që vetëm këtë vit u prodhuan afro 2,600 tonë mjedër me një vlerë të eksportit prej mbi 11 milionë euro apo saktësisht 11 milionë e 50 euro.

Në fund Kurti tha se nuk ka dyshim që vendi ynë po bëhet vend i orientuar për nga eksporti.

/Shqip.com