Lajme

Kurti priti në takim drejtues të Këshillit Amerikan 

Pamje nga takimi i mbajtur në kryeministri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me shefin e stafit, Luan Dalipin, pritën në takim David Patton, president i Këshillit Amerikan dhe Michael Kurtis, zëvendës president për zhvillim strategjik.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Gjeni Shporta, përfaqësues i Kosovës në Këshillin Amerikan dhe Qëndrim Gashi nga Fondi Kosovar Amerikan i Edukimit (KAEF).

Patton dhe Kurtis shprehën falënderimin e tyre për bashkëpunimin dhe mbështetjen nga  Qeveria e Kosovës duke e cilësuar si një investim jashtëzakonisht të vlefshëm për të ardhmen e Republikës së Kosovës përmes edukimit të të rinjve në top universitetet të SHBA-ve.

Të pranishmit e vlerësuan lart bashkëpunimin mes programit KAEF dhe Qeverisë në fusha të ndryshme.

I pari i ekzekutivit ritheksoi zotimin e Qeverisë së Kosovës për t’ju hapur rrugë të rinjve për një edukim cilësor si dhe për të ju ofruar mundësi qasjeje në tregun e punës.

Këshilli Amerikan ka administruar dhe mbështetur bursa ndërkombëtare për qindra edukatorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, si dhe studentë dhe nxënës të shkollave të mesme.

​ 

/Shqip.com