Lajme

Kurti pret sot me ceremoni shtetërore kancelarin austriak

Kancelari austriak, Karl Nehammer dhe kryeministri, Albin Kurti

Kancelari austriak, Karl Nehammer do të vizitojë sot Kosovën.

Ai do të pritet në ceremoni shtetërore duke filluar nga ora 14:05 nga kryeministri, Albin Kurti.

Ndërsa duke filluar nga ora 15:15 deri në 15:40 do të kenë një konferencë të përbashkët.

Ndërsa nga ora 16:10 kancelari austriak do të pritet nga presidentja, Vjosa Osmani.

Fillimisht Presidentja Osmani do ta presë Kancelarin Nehammer në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare, dhe më pas takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes./SHQIP.com