Lajme

Kurti pret në takim Hotin diskutojnë për luftimin e krimit të organizuar,korrupsionit, dhe vendosjen e ligjshmërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryministrisë.

Po ashtu është bërë e ditur se në takimin, në të cilin ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti e uroi z.Hoti për përgjegjësitë e reja.

“Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla i dhanë mbështetjen e plotë u.d. Drejtorit të PK-së, Fehmi Hoti, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrisë.

Foto nga takimi

Tre ditë më parë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Lexo edhe:
Jep dorëheqje Samedin Mehmeti, drejtor i Policisë së Kosovës pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares

Kjo kërkesë ka ardhur pas rastit të fundit të dhunimit të 11-vjeçarës, për arsye personale dhe ndërgjegje personale./Shqip.com