Lajme

Kurti pret në takim Pieter Feith, rikujtojnë përfundimin e mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish- Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish -Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith.

Në këtë takim u rikujtua 10 shtatori i vitit 2012 kur Grupi Drejtues Ndërkombëtar shpalli përfundimin e mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës.

Foto nga takimi

Po ashtu sipas njoftimi është bërë e ditur se Kurti e njoftoi Pieter Feith me të arriturat e gjithmbarshme të Kosovës, sidomos me progresin ekonomik dhe demokratik në vitin e fundit, ku edhe jemi ngritur për 17 vende në Indeksin e Transparency International

Kurti dhe Feith theksuan se Kosova është tregim suksesi i një shteti të ri dhe i zhvillimit të një shoqërie demokratike.​/Shqip.com