Lajme

Kurti: Kosova mund të përfitojë nga përvoja e Shqipërisë për procesin e Vettingut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, ku është diskutuar edhe për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Në këtë takim temë e diskutimit ka qenë procesi i Vetingut në sistemin e drejtësisë.

Kryeministri Kurti tha se reforma në drejtësi në Kosovë, mund të përfitojë shumë nga përvoja dhe mësimet e nxjerra nga Shqipëria përmes Vettingut.

Foto nga takimi

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Manaj ka ofruar mbështetje për Kosovën.

“Shqipëria do të ofrojë ekspertizën më të mirë në ato fusha ku Shqipëria ka shënuar sukses, por në të njëjtën kohë u shpreh i interesuar për të marrë edhe nga përvojat e Kosovës në fushat ku kjo e fundit ka bërë më shumë progres” u shpreh Manja.

Gjatë vizitës në Kosovë, Manja ka zhvilluar takim me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në këtë takim, ministrja Haxhiu ka deklaruar se këto dy ministri po punojnë për të realizuar marrëveshjen e arritur e që lidhet me zbatimin e dënimeve alternative për shtetasit e Kosovës dhe ata të Shqipërisë.

/Shqip.com