Lajme

Kurti: Plani franko-gjerman dallon nga modeli i dy Gjermanive, jemi të gatshëm për marrëveshje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se plani franko-gjerman është bazë e mirë për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë.

Ai ka treguar edhe për kronologjinë e ngjarjeve që erdhën deri tek propozimi i BE-së, që ishte pothuajse “merre ose lëre”.

“5 emisarët ishin bashkë më 15 janar këtu. Që të gjitha janë bashkë. Më shumë do të thosha se është në fazën e propozimit i cili merr shumë nga fryma dhe paragrafët e caktuara në marrëveshjen mes dy Gjermanive. Herën e parë kur na kanë sjellur më 9 shtator, nuk ka qenë mere ose lëre.

Ndërkaq më 20 janar, për bindjen time pas shumë kohësh pas kishim mundur të takohemi shumë herë, ishte shumë më afër mere ose lere. Propozimi nuk është që nuk nënkupton bisedime të mëtutjeshmne. E pranojmë në parim, duhet ta negociojmë dhe duhet ta shndërrojmë atë propozim në marrëveshje sepse ka shumë të paqarta sidomos për mekanizmat që do ta fusin në funksion. E sjell njohjen de-facto mes shteteve”, ka theksuar kryeministri Kurti.

Sipas tij, në planin franko-gjerman nuk flitet për të drejtat e serbëve në Kosovë, por të drejtat e pakicave kombëtare, që nuk ka vetëm Kosova, por edhe Serbia.

Propozimi bazë ka 5 fjali preambulë dhe 10 nene. Në pikën e 10 thuhet pakicat kombëtare. Nuk thuhet në Kosovë por pakicat kombëtare në përgjithësi. Ka pakica edhe në Serbi. Numri i shqiptarëve atje është më i madh se sa i serëbve në Kosovë”, tha Kurti.

Tutje, i pari i ezkekutivit ka përmendur marrëveshjen finale dhe asocimin me modelin e dy gjermanive të vitit 1972.

Dallon, pasi kancelari i atëhershëm gjerman, Ëilly Brandt, shkoinë Varshave dhe u përul para përmendores së përkujtimit të viktimave të nazizmit gjerman. Ndërkaq Vucici ende e konsideron fabrikim Masakrën e Reçakut”, tha Kurti për TV Klan.

/Shqip.com