Lajme

Kurti për gazetën italiane: Rreziku për një konflikt të ri në Kosovë është i lartë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se rreziku për një konflikt të ri në mes Kosovës dhe Serbisë është i lartë.

Kurti këtë e ka thënë në gazetën italiane “La Repubblica”, për të cilën ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

“Rreziku për një konflikt të ri, nuk do të thosha shumë i lartë, ngase këtu kemi kontingjentin e NATO-s, por i lartë është sigurisht. Në fund të fundit jemi një demokraci që jemi në kufi me një autokraci.
Para pushtimit të Ukrainës gjasat kanë qenë të pakta, tani situata ka ndërruar. Episodi i parë, rrjedhojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini ishte Ukraina. Nëse do të ketë një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë gjasat që një luftë e tretë të ngjajë në Ballkanin perëndimor, e në Kosovë veçanërisht, janë shumë të larta”, tha Kurti.

Kurti thotë se vitin e kaluar në mes Rusisë dhe Serbisë, janë planifikuar 91 ushtrime ushtarake të përbashkëta por që u realizuan më shumë duke përfshirë ushtrimet që përmendin fjalën “sllavë”.

“Vitin e kaluar patën planifikuar 91 ushtrime ushtarake të përbashkëta, e i realizuan 104 të tilla. Dy më të rëndësishmet quhen “Mburoja sllave” dhe “Vëllazëria sllave”. Nga gusht të vitit 2001 Serbia ka vendosur përreth kufirit me Kosovën 48 baza të avancuara operacionale, 28 të ushtrisë dhe 20 të xhandarmërisë. Veteranët serbë janë bërë të gjithë pro rus. Si të thuash, rreziku është aty dhe po e paralajmërojmë”

Ndërsa, për protestën e organizuar në veri për masat e reciprocitetit, Kurti ka thënë se është organizuar nga Bogradi dhe është mbështetur nga Rusia.

“Ndërrimi i targave të vendosura nga Millosheviqi është vendim i qeverisë time. I kanë dy muaj kohë. E njëjta vlen për dokumentet, të dielën për ato pak orë që ishte në fuqi, në pikat kufitare ku qarkullohen lirshëm, u dhanë 2679 leje pa asnjë incident. Kjo është arsyeja pse ju është dashur të thërrasin dikë për barrikadat. Protesta nuk u bë spontanisht nga poshtë, por u organizua nga Beogradi dhe u mbështet nga Rusia”

Megjithatë, për personat e maskuar të cilët janë parë në veri, Kurti tha ata ishin persona të cilët punojnë në struktura ilegale në veri të Kosovës.

Prokuroria është duke shqyrtuar filmimet e publikuara në rrjetet sociale aktualisht. Ishin njerëz në listën e pagave të Beogradit, të cilët punojnë në strukturat ilegale në veriun e Kosovës. Disa prej tyre janë kriminelë, të vendosur vitin që shkoi në listën e zezë të Departamentit të thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tutje, Kurti ka thënë se partneriteti me Programin e Paqes dhe hyrja në NATO do të kontribuojë në ruajtjen e paqes afatgjate.

Lexo edhe:
BE-ja fton Kurtin e Vuçiqin në Bruksel, thotë se po e përcjell me shqetësim situatën në veri

Pas tensioneve në veri zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano, ka thënë në një konferencë shtypi në Bruksel, se BE-ja po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës.

Stano ka konfirmuar se Borrell ka ftuar në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lexo edhe:
Vuçiqi pranon takimin në Bruksel në fund të gushtit: S’pres asgjë nga Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq  ka thënë se “do të shkojë në Bruksel për vazhdim të dialogut me Prishtinën”, por shtoi se nuk pret asgjë nga ato bisedime për shkak të qëndrimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lexo edhe:
Qeveria: Reciprocitetin dhe targat nuk i diskutojmë në Bruksel

Dy vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, ai për reciprocitetin në dokumente dhe target ilegale nuk pritet të diskutohen në takimin e radhës në Bruksel.

Nga ekzekutivi kanë thënë se vendimet janë të institucioneve të Kosovës dhe të parapara edhe në marrëveshjet e kaluara të Brukselit, andaj nuk mund të jetë temë e diskutimit./Shqip.com