Lajme

Kurti pas tornados në Iowa: Ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, është shprehur i pikëlluar pasi që tornadon shkatërrues goditi të dielën shtetin Iowa në SHBA.

Kurti përmes një postimi në Twitter iu ka shprehur ngushëllim të gjitha viktimave ku ka falënderuar autoritetet për reagim.

“I pikëlluar kur dëgjova lajmin e tornados shkatërruese që ka goditur miqtë tanë në Iowa. Mirënjohës për veprimet e reaguesve të parë dhe ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre”, ka shkruar Kurti.

Tornadoja që preku Iowan la të paktën shtatë të vdekur, në mesin e tyre dy fëmijë.

Forca e Armatosur e Kosovës (FSK), bashkëpunon me Gardën Kombëtare të Iowas, ku në këtë vend jetojnë një numër i lartë i shqiptarëve./Shqip.com