Lajme

Kurti: Çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se vendi ka rezerva të vajit për të furnizuar konsumatorët deri në muajin mars. 

Këto komente Kurti i ka bërë gjatë  vizitës në fabrikën e përpunimit të vajit në komunën e Gjilanit. 

Kryeministri deklaroi se Qeveria do të angazhohet për gjetjen e lëndës së parë për vajin duke biseduar edhe me shtetet partnere pasi është vështirësuar furnizimi shkaku i krizës në Ukrainë.

“Është rafineria e vetme për përpunimin e vajit që kemi në vendin tonë. U njoftuam që në stoqe i kanë edhe 300 mijë litra të papërpunuar i cili pas përpunimit do të mjaftojë për 1 muaj për konsumin që ekziston në Kosovë. Tash kemi vaj të papërpunuar që do të përpunohet dhe do të mjaftojë për konsumin rreth 1 muaj. Gjatë këtij muaji do të angazhohemi si Qeveri që të gjejmë burime të lëndës së parë të vajit të papërpunuar me shtetet mike në atë mënyrë që në Kosovë të mos ketë mungesa”, ka thënë ai.

Lexo edhe:
Bizneset luajnë me çmime, Autoriteti i Konkurrencës jashtë funksionit

Ka akuzuar bizneset për ngritjen e çmimeve të produktit të vajit. Kurse ka paralajmëruar edhe ndëshkime ndaj atyre të cilët ngritën çmimet.  

“Kërkesa artificialisht shumë më e lart se konsumi. Nuk është duke u konsumuar ajo që po paraqitet si kërkesë dhe që po bëhet shitja. Është e vërtetë se për shkak të invazionit rus kemi ngritje të çmimit të vajit të papërpunuar. Çmimi identik  nëpër raftet e maketeve nuk është e rastësishme dhe po bëhet pa kurrfarë arsye”, ka shtuar ai. /Shqip.com