Lajme

Kurti: Pajtohem se nevojitet seancë e mbyllur kur kemi deputetë që flasin kaq palidhje

Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti në seancën që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se pajtohet që nevojitet një seancë e mbyllur duke pasur parasysh se ka deputetë që flasin palidhje.

Ai kështu ka thënë duke iu referuar Arben Gashit të LDK-së dhe Abelard Tahirit të PDK-së.

“E kam shumë të vështirë të diskutojmë për strategji me dikë që thotë nuk na interesojnë rrugët që shtrohen në veri. Tahiri tha kemi policë që nuk mund t’i mbrojnë institucionet në veri. Kjo është sikur t’i bësh thirrje Serbisë.

Pajtohem me Hoxhajn kur thotë se na nevojitet një seancë e mbyllur kur kemi deputetë që flasin kaq palidhje”,  ka thënë Kurti.

/Shqip.com