Lajme

Kurti: Nuk do t’i pengojmë serbët të votojnë më 3 prill

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Albin Kurti, ka thënë se nuk do ti pengojë serbët të votojnë më 3 prill për zgjedhjet që do të mbahen në Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Kurti këto deklarata i ka dhënë gjatë konferencës me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, pasi që sipas tij Kosova ka nevojë për paqe.

“S’kemi folur për zgjedhjet e 3 prillit me kancelarin austriak. Duam të respektohet Kushtetuta, ligji dhe rezoluta e 15 janarit të këtij viti dhe nuk duam t’ia pengojmë pamundësojmë qytetarëve të Kosovës, me pasaportë të Serbisë të drejtën e votës. Mund të ketë ndokush që do destabilizim , incidente mirëpo këtë nuk do ta gjeni në radhët e popullit të Kosovës dhe institucioneve tona”, tha ai.

Kurti gjithashtu ka thënë se jemi në kontakt me BE e QUINT, por edhe me SHBA.

“Besojmë që nuk do të ketë kurrfarë problemesh. Ata që do të mund të tentojnë, nuk do të mund të kenë sukses. Kemi nevojë për paqe dhe dita e 3 prillit nuk besoj që do të jetë ndryshe, tha ai. /Shqip.com