Ekonomi Biznes

Kurti në takim me delegacionin e bizneseve nga Austria

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti sot në takim delegacionin e bizneseve nga Austria – në kuadër të programit “Mundësitë në Projektet e Energjisë në Kosovë”.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti sot në takim delegacionin e bizneseve nga Austria – në kuadër të programit “Mundësitë në Projektet e Energjisë në Kosovë”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti sot në takim delegacionin e bizneseve nga Austria – në kuadër të programit “Mundësitë në Projektet e Energjisë në Kosovë”.

Në takim ku të pranishëm ishin edhe Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Getoar Mjeku, teksa u uroi mirëseardhje të pranishmëve, kryeministri Kurti në adresimin e tij veçoi përparësinë që Qeveria po i jep investimeve dhe zhvillimit të potencialit të rëndësishëm të energjisë së rinovueshme të vendit.

Duke folur për Strategjinë e Energjisë që u miratua së fundmi në Kuvend, ai njoftoi delegacionin e pranishëm se Qeveria synon që brenda 10 viteve të diversifikojë energjinë përmes shtimit të 1300 megavateve të reja të instaluara nga burimet e ripërtëritshme të energjisë. ​Një komponent i rëndësishëm i nevojshëm për ndërtimin e infrastrukturës energjetike të së ardhmes është pjesëmarrja e sektorit privat, shtoi ai.

Ai tha se gjatë dy viteve të fundit, vazhdimisht është punuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit në Kosovë, duke e bërë atë një nga më konkurrentët në rajon.

Procedurat e lehta dhe të shpejta të regjistrimit të biznesit, politikat e favorshme tatimore, sistemi ligjor dhe ligjet transparente për investimet e huaja, krahas pozitës shumë të mirë gjeografike, fuqisë së re punëtore dhe progresit demokratik në vend, ishin disa prej veçorive që kryeministri Kurti i përmendi para përfaqësuesve të bizneseve, e që e bëjnë Kosovën  atraktive dhe destinacion të përshtatshëm për investitorë të huaj dhe vendorë, sidomos në fushën në burime të ripërtë​ritshme.

Kryeministri Kurti gjithashtu theksoi se bazuar në indikatorët ekonomikë të dy viteve të fundit, Kosova po bëhet gjithmonë e më shumë ekonomi e bazuar nga eksporti. Më tej, tha se ai beson që historia e suksesit të Kosovës, që bashkëdyzon ekonominë dhe demokracinë, është platformë e rëndësishme për investitorë.

Ai e mirëpriti interesimin, vizitën dhe pjesëmarrjen e bizneseve nga Austria në nisma dhe programe si ky sot, dhe tjera që do të vijnë.

/Shqip.com