Lajme

Kurti në konferencë me Escobar dhe Lajçak: Jemi të vendosur që mos të cenohen integriteti territorial dhe sovraniteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se janë të vendosur që kushtetutshmëria, integriteti territorial, sovraniteti dhe ligjshmëria e vendit të mbesin të pacenuara nga “çfarëdo përpjekje e dikujt”, përcjell Shqip.com.

Këto deklarata ai i ka bërë në një konferencë për media pas takimit më të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe atë të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Lexo edhe:
Osmani pas takimit me Escobar dhe Lajcak: Serbia po e bllokon progresin në dialog

Kurti theksoi se gjatë takimit i ka njoftuar ata me përpjekjet e Qeverisë për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kemi shënuar në vitin e kaluar 10 mijë vende pune të reja dhe kemi pasur rritje ekonomike prej 9.9 për qind sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rritje të të hyrave tatimore, rritje të buxhetit dhe gjithashtu rritje prej afër 60 për qind të investimeve të huaja.

Jemi të vendosur t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve pa dallim. Qeveria e Kosovës e mbështetë dhe është e angazhuar për procesin e bisedimeve në Bruksel”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai tha se kërkojnë ndihmën e BE-së për angazhim në NATO si dhe në integrimin evropian.

Ndërkaq, Escobar theksoi se SHBA mbështet plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe integritetin e saj territorial, duke shtuar se kjo mbështetje është edhe për dialogun dhe integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.

Gabriel Escobar në konferencë pas vizitës me Lajçak te Kurti.

“Nga perspektiva amerikane, dua të them se SHBA-ja e përkrah plotësisht pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial të saj. E keni treguar se jeni partner solid, mik i mirë dhe ju falënderojmë për këtë. Për Kosovën e rajonin, shohim mundësi të jashtëzakonshme. Jeni evropianë, jeni ekonokimisht, në aspekt kulturor dhe historikisht evropianë.

Kemi punuar me kolegët evropianë që ta njohin Ballkanin Perëndimor si mundësi të jashtëzakonshme e jo si rrezik. Ne inkurajojmë gjitha palët që ta shohin Ballkanin Perëndimor si anëtar potencial të ardhshëm. Dialogu e ka përkrahjen tonë të plotë”, ka deklaruar ai.

Kurse, Lajçak bëri të ditur se vizita e së hënës në Kosovë është e 7-ta në Kosovës, si përfaqësues e Bashkimit Evropian.

Sllovaku thotë se kjo është një vizitë unike, për shkak se janë këtu së bashku me Escobarin, për të dërguar mesazh të qartë se “BE-ja dhe SHBA-ka po bashkëpunojnë dhe se ndajnë vizionin për Kosovën, dialogun e normalizimin me Serbinë”.

Lajçak në konferencë pas takimit së bashku me Escobar te Kurti.

“Jam i lumtur se vizita ka ofruar mundësi për të diskutuar planin tonë për muajt e ardhshëm e javët e ardhshme me presidentin, me kryeministrin. E do të vazhdojmë diskutimet tona. Do të qëndrojmë deri të mërkurën, do të na ndihmojnë të kemi pamje të qartë se çfarë të presim në të ardhmen çfarë të presim në të ardhmen e të shtyjmë procesin para. Do të informojmë për vizitën. Në këtë pikë dua të them se jemi të lumtur që jemi këtu bashkë”, ka thënë ai./SHQIP.com