Lajme

Kurti ndjek festivalin”Sunny Hill” nga afër, e xhiron atmosferën me telefonin e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në natën përmbyllëse të festivalit “Sunny Hill” që është mbajtur për katër ditë radhazi në Prishtinë.

Faqja “Qeveria e Republikës së Kosovës” në Facebook ka publikuar një fotografi ku shihet teksa Kurti xhiron atmosferën me telefonin e tij, e më pas edhe një video të cilën e ka xhiruar Kurti.

Kryeministri Albin Kurti dhe Dua Lipa

Gjatë ditës së dielë Kurti ka pritur në zyrën e tij këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Lexo edhe:
Kurti: Kontributi i Dua Lipës për Kosovën është i pamatshëm

“Sunny Hill” është mbajtur më 4,5,6 dhe 7 gusht, derisa gjatë të gjitha netëve kanë performuar artistë të njohur botërorë.

Dua Lipa, J Balvin, Skepta, Ay Trecey dhe Diplo, e po ashtu edhe shumë artistë të famshëm shqiptarë morën pjesë në festival./Shqip.com