Lajme

Kurti: NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë

Kryeministri i Kosovës është shprehur se NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë.

Këtë kreu i Qeverisë e tha pas takimit me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta NATO-s në Napol.

“Nga ndalimi i gjenocidit në ’99 deri tek mbështetja e sigurisë së Kosovës, NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu Kurti gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, në Konferencën e Sigurisë, është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e Italisë, Antionio Tajani, i cili është dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Ata kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

/Shqip.com