Lajme

Kurti: Me rishikimin e Buxhetit, do të kemi rritje nga 2.75 në 2.9 miliardë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sot në mbledhjen e Qeverisë pritet të votohet projektligji për pagën minimale dhe rishikimi i buxhetit.

Kryeministri Kurti është shprehur shumë i lumtur që po ndodh kjo ndihmë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ai në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se këto janë para të qytetarëve e ne po ua kthejmë këto.

Ai po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që sa herë që të blejnë ndonjë produkte të kërkojnë kuponin fiskal.

Po ashtu Kurti është shprehur se nga këto masa pritet të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë. Kurti është shprehur se nga paga minimale do të përfitojnë 100 mijë punëtorë, e po ashtu hiqet tatimi për pagën minimale ku pritet të përfitojnë të gjithë punëtorët.

Ndërsa sa i përket rishikimi të buxhetit, Kurti është shprehur se me këtë rishikim buxheti do të rritet nga 2.75 në 2.9 miliardë euro.

Kurti ka thënë se masat e prezantuara gjatë ditës së djeshme janë politika sociale, mbështetëse për qytetarët në një kohë sfiduese./Shqip.com