Lajme

Kurti mbron qëndrimin e Bashës ndaj Jasharajt, thotë se sindikatat po viktimizohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti i VV-së, Dimal Basha
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti i VV-së, Dimal Basha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë seancës në Kuvend i ka dalë në mbrojtje në mënyrë indirekte deputetit të partisë së tij, Dimal Basha.

Ai ka thënë se në këtë rast viktima s’janë as krerët sindikalë e as Qeveria, por nxënësit e mësimdhënësit.

“Për mua është e qartë se këtu nuk janë viktima krerët sindikalë. Nuk jemi viktimë as ne si qeveri, nuk jeni viktimë as ju si deputetë, viktimë janë nxënësit, mësimdhënësit, arsimi e ardhmja  e shtetit tonë. Kjo është e vërteta. Po tash në këtë polarizim të skajshëm, ka përpjekje të vazhdueshme për vetviktimizim të individëve…Këto tezat për viktimizime të individëve, çfarë gjuhe u përdor, kush qysh u ofendua, a e dëgjove çka i tha e çka si tha, unë besoj që këto janë pikërisht për zhvendosje të vëmendjes dhe për mos-adresim të çështjes”, u shpreh Kurti.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj,

Theksojmë se Basha dhe Jasharaj gjatë mbledhjes në Komisionin për Arsim patën një përplasje verbale.

Lexo edhe:
Përplasje verbale në mes Dimal Bashës dhe Rrahman Jasharajt

Basha dëgjohet duke i thënë Jasharajt se duhet t’i bërtas sepse “ndryshe nuk merr vesh si dhe i ka mbajtur fëmijët peng për 50 euro”.

“Je i pasinqertë në kërkesat e tua, ti i ke marrë fëmijët peng dhe kujt duhet t’i vijë marre, t’i që i mbanë fëmijët peng apo unë që them që duhet me i ndal grevat. Dinjitetin e ke kthyer në para. A ke luftuar para luftës pa pare, e tash për 50 euro po i mbanë fëmijët peng”, pyeti Basha -Jasharajn.

Ndërsa, Jsharaj dëgjohet vazhdimisht duke i thënë se Bashës duhet t’i vijë turp për fjalorin që është duke përdorur kundrejt tij./Shqip.com