Lajme

Kurti: LVV e ka në zemër Astrit Deharin, ashtu siç ai e kishte në zemër Lëvizjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Me rastin e 5 vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, kryeministri Albin Kurti ka vendosur lule të varri i tij.

Ai tha se VV e ka në zemër Astritin ashtu si ai e kishte Vetëvendosjen.

“Sot janë mbushur gjashtë vjet pa aktivistin, studentit, patriotin shembullor, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje e ka në zemër ashtu si ai e kishte Vetëvendosjen në zemër. Astriti e Arbnori janë varrosur të dy pranë njëri-tjetrit dhe në këtë 6-vjetor të mbytjes së Astrit Deharit në burg të Prizrenit vizituam familjen, tetën Xhemile, axhën Avni, Arsën e vogël”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se do të donim të kishim drejtësi për Astrit Deharin, por fatkeqësisht nuk kemi.

“Do të donim të kishim drejtësi për Astritit por fatkeqësisht nuk e kemi, këtu e mban përgjegjësinë prokuroria, sepse është përgjegjëse për hetimin e zbardhjes së rrethanave që kanë sjellë te vdekja e tij. Ishte marrë në paraburgim duke ia veshur një vepër që nuk e ka bërë, dhe nuk doli nga aty i gjallë”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, nëse ka neglizhenca me lëndën e Deharit, të ndërrohet prokurori i rastit.

Ndryshe, Kurti ishte i shoqëruar nga prindërit, gruaja dhe vajza e Astrit Deharit.

/Shqip.com