Lajme

Kurti kujton Konushefcin dhe Malajn: Dëshmorët e kanë kryer punën më të madhe

Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve tek varret e heroit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, në 25-vjetorin e rënies së tyre, ka thënë se dëshmorët e kanë kryer punën më të madhe për Kosovën, e si të tillë duhet të jenë udhërrëfyes për hapat e mëtutjeshëm.

Kurti, duke kujtuar veprën e tyre, tha se janë pikërisht dëshmorët që i dëshmojnë krimet serbe në Kosovë, por edhe vullnetin e popullit shqiptar.

“Sot më 9 maj, kur u bënë 25 vjet të rënies së Ilir Konushefci dhe Dr. Hazir Malaj, erdhëm këtu bashkë me kolegë, ministra, deputetë, me zëvendëskryeministren Rexhepi dhe me dy familjet, Konushefci e Malaj, që të bëjmë nderime para këtyre dy dëshmorëve të kombit, të cilët nuk kursyen asgjë, të cilët dhanë jetën që populli shqiptar të jetojë i lirë në tokën e vet”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, dëshmorët kanë kryer pjesën më të madhe të ecjes politike e shoqërore, e një pjesë e vogël na ka mbetur, siç u shpreh ai, neve.

“Pjesën kryesore dhe më të madhe të ecjes politike e shoqërore në vendin tonë e kanë kryer dëshmorët e kombit. Neve na ka mbetur një pjesë më e vogël, por e rëndësishme e punës, e cila bëhet mirë e mbarë duke i pasur si udhërrëfyes dëshmorët dhe martirët, të cilët janë edhe dëshmi e krimeve të Serbisë në Kosovë, por njëkohësisht edhe e vullnetit të paepur të popullit tonë për liri”, tha Kurti, raporton EO.

/Shqip.com