Lajme

Kurti: Kemi identifikuar 28 persona që kanë organizuar protestat e dhunshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka dhënë detaje në lidhje me personat që kanë qenë pjesë e organizimit të protestave në veri të Kosovës.

“Sa i përket atyre emrave që i kam përmendur në seancën plenare të Kuvendit të Republikës, i kam përmendur 5 që janë arrestuar dhe organet tona të sigurisë i kanë identifikuar edhe 28 të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në organizim, orkestrim e nganjëherë edhe aktivisht në sulme të dhunshme kundër ushtarëve të NATO-s, kundër policëve të Kosovës dhe kundër juve gazetarëve, siç mund ta keni parë edhe vet. Pra, është sundimi i ligjit, janë proceset e drejtësisë ato të cilat do ta vërtetojnë gjithçka. Mirëpo ne videot, fotografitë i kemi pa që të gjithë. Nuk jetojmë në shekullin e XIX, që mos të dihet çka ka ndodh në një vend tjetër. Në kohë reale është përcjellë një dhunë brutale e elementeve ekstremistë të cilët edhe dirigjohen, edhe paguhen nga Beogradi zyrtar”, ka theksuar Kurti.

Terheqjen e Listës Serbe nga institucuonet e vendit e ka cilësuar gabim kardinal, derisa gabimin e dytë sipas tij e kanë bërë me bojkotimin e zgjedhjeve dhe thirrjet e tyre ndaj partive e kandidatëve tjerë që të mos marri në zgjedhje.

Sipas të parit të ekzekutivit, gabimet e kësaj partie duhet t’i paguajnë drejtuesit e saj e jo i shteti.

/Shqip.com