Lajme

Kurti – Haradinajt: Mos shitni patriotizëm dhe moral se ju njohim mirë

Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj kanë vazhduar replikat për tensionet në veri të vendit.

Kurti tha se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq ishte pritur nga Haradinaj në zyrën e kryeministrit.

“Vetëm ta keni parasysh, para 4 viteve kryekrimineli atje është pritur në zyrën e kryeministrit. A sot ka fletëarrest dhe është në listën e zezë të Thesarit amerikan. Ky është dallim i madh… Andaj ju lutem mos më shisni moral dhe patriotizëm sepse ju njohim mirë”, tha Kurti.

Në replikë, Haradinaj i tha Kurtit të mos merrte merita për listën e zezë të SHBA-së, por të marrë masa për ministrin Goran Rakiq.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

“Kryeministri tha ‘mos shit moral’. Vërtetë s’kam kujt me ia shitë, se ia kisha shitë. Por atij që është bërë ‘good guy’ më s’di në çfarë drejtimi me i shitë moral… Mos merr merita për listën e zezë, tregona çka po bëhet me Rakiqin tënd. Njëjtë si ai tjetri është. Ti je në tavolinë me të”, tha ai.

Lexo edhe:
“You are the good guy now”, Haradinaj ironizon me Kurtin në Kuvend për ngjarjet në veri

Kurti kundërreplikoi duke thënë se ështëc ‘good guy’ që në gjuhën shqipe përkthehet “djalë i mirë”.

“Gjithmonë kam qenë ‘good guy’. Absolutisht unë nuk e kuptoj çfarë vlere paska mos me qenë ‘good guy’”, tha ai ndër tjerash./Shqip.com