Lajme

“You are the good guy now”, Haradinaj ironizon me Kurtin në Kuvend për ngjarjet në veri

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e kuvendit e ka quajtur kryeministrin Kurti si djalë të mirë në gjuhën angleze.

Haradinaj ka thënë se Kurti fillimisht e ka bërë të fortin, por tani po zmbrapset nga veprimet.

“Në VV po e shoh se janë të ekzaltuar se ndërkombëtarët po e lavdojnë kryeministrin qeverinë se kryeministri i tyre është bë “good guy”, vërtetë është bërë “good guy” Albin Kurti “he is a good guy now”, por është një problem tash mas këtij “good guy” dhe ju duhet me analizu pak, sikur të ish nis gjatë gjithë kohës si “djal i mirë” s’ka dert por është nisë si i forti edhe u mundu me ia ndërtu do pozicione vendit të vet qe ku ka përfundu “good guy” shko para kthehu mbrapa kur dojnë cka ti thojnë dhe a e din kush Lajcaku, Vuçiqi e thirr Lajcakun e Lajcaku e gjen kon me thirr e këtij i thonë “step back”, a kemi me zgjidh situatën në veri i dashtun “good guy””, tha Haradinaj.

Largimi i barrikadave në Bërnjak

Ai u shpreh se Kurti duhet t’i rrisë rrogat e policëve që do t’i dërgojë në veri.

“Dijeni se ky është qorrsokak, mundemi me dalë prej kësaj situate kryeministri jonë pa u bo meniher “problematic guy” vec t’i kryjnë do punë të shpisë, e duhet me i rritë rrogat policëve që ka me i cu në veri, ky s’osht ka e merr vesh që njerzt osht kah i con në veri e vet rrin në jug.  Pse po ja them këto fjalë sot, sepse vjen 1 shtatori shpejt e është marre Kosova sa herë të niset me u kthy mbrapa, vetëm në kohën e VV-së jemi kthy mbrapa”, tha Haradinaj.

Në veri të vendit, më 31 korrik, serbët lokalë barrikaduan rrugët që të çonin në drejtim të pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Ky veprim erdhi si shenjë pakënaqësie pas vendimit të qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet i cili hyri në fuqi më 1 gusht./Shqip.com